Ka startuar etapa e parë e Kupës “Agim Tafili”. Në fakt, ka qenë një çiklist kosovar, pikërisht Blerton Nuha, i cili është shpallur fituesi i kësaj etape të parë. Ai ka qenë më i shpejtë në finish, duke ia marrë vendin e parë për të qindtat e sekondës çiklistit të Vllaznisë, Bruno Kola. Itinerari i kësaj etape ka qenë Fushë-Krujë, Lezhë, Harku i Bërdicës, Mali-Kolaj, Torovicë, Balldren dhe Shkodër, me një gjatësi prej 128-km. Pas përfundimit të etapës së parë, protagonistët kryesorë të këtij aktiviteti, folën në lidhje me garat e Kupës “Agim Tafili”.

Etapa e dytë do të ketë itinerarin Shkodër-Fishtë-Gomsiqe, me finish në Shkodër dhe me gjatësi 108-km, ndërsa të enjten do të zhvillohet etapa e tretë dhe e fundit e këtij trofeu, e cila do të jetë ajo me itinerar Shkodër-Rrapsh Starë, me finish në Shkodër dhe me një gjatësi prej 101-km.

Artikulli paraprakVINOTEKË, BANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS
Artikulli tjetërKRYEFAMILJARI: PËRMBYTEMI SA HERË KA RESHJE SHIU