Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD për kaosin dhe djegien e karrigeve seancën plenare të së hënës. Bardhi thotë se qeveria të fut në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova.
Bardhi thotë se ky vendim tregoi se sa frikacak është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që thotë se PS do i ketë përballë, si brenda apo jashtë Kuvendit.
“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin. Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, shkruan Bardhi.