Zyra e bashkimit europian ne shkoder ka vijuar me takimet ne kuader te sesionit informues “le te eksplorojme evropen”.Ishin nxenesit e shkolles 9vjecare “Mati Logoreci qe u bene pjese e ketij program mjaft inovativ teksa Drejtuesja e kesaj zyre shprehet se qëllimi i këtij aktiviteti është qe të rrisë sa me shume njohuritë e te rinjve shkodrane mbi europen dhe vendet perberese te saj.

Pjese e ketij takimi te vecante ishte edhe shkrimtari i librave për fëmijë, Z. Xhahid Bushati, i cili bisedoi me fëmijët mbi rëndësinë e librit dhe leximit në moshë të hershme. Gjate ketij komunikimi te hapur ai nuk nguroi t’i përgjigjej pyetjeve të nxënësve rreth krijimtarisë dhe rrugëtimit të tij në botën e letërsisë për fëmijë. Pas një panorame të përgjithshme të BE-së dhe këndit të BE-së për fëmijët dhe mësuesit, nxënësit dhe mësuesit vizituan bibliotekën publike “Marin Barleti”, ku fëmijët kanë fondin dhe hapësirën e tyre për të lexuar libra të fushave të ndryshme në shumë gjuhë.

Artikulli paraprakFUNDVITI NË KOPLIK, BASHKIA NIS ZBUKURIMET PAS KRONIKËS SË STAR PLUS TV
Artikulli tjetërSI E LUFTOI KORRUPSIONIN PASHKO VASA