Ne ambientet e zyres se bashkimit europian ne Shkodër u organizua nje takim me ane te te cilit u transmetua direkt raporti i progresit për Shqipërinë 2015.
Pjesmarres ishin perfaqesues te shoqerise civile dhe studente te deges se gazetarise.Drejtuesja e kesaj qendre Shehiada Piraniqi nenvizon se qëllimi i këtij aktiviteti është të informojë qytetarët mbi rezultatet e fundit te ketij progresi ndersa Studentet do te kene nje jave kohe te shkruajne nje lajm mbi progress raportin. Raporti per Shqiperine i cili u prezantua live nga komisioneri Johannes Hahn eshte pjese e paketes se zgjerimit 2015 miratuar nga komisioni europian i cili mberriti ne perfundimin se vendi yne ka bere hapa para sa i takon kriterit politik me vazhdimin e zbatimit dhe konsolidimin e reformave ne fushen e shtetit ligjor.Raporti vijon me fjalet se Shqiperise i nevojiten me shume rezultate per shtetin ligjor sa i takon hetimeve pro-aktive, ndjekjet penale dhe denimet perfundimtare ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.Raporti nuk le pa permendur edhe permiresimin e dialogut politik te cilin e cileson thelbesor mbi procesin e reformave.