Kapiteni i Italisë, Buffon është portieri më i mirë i Europianit deri më tani dhe këtë gjë e thonë edhe statistikat.
38-vjeçari ka përqindjen më të mirë të pritjeve me 91%, duke lënë pas me shumë pak diferencë Fabianski të Polonisë me 90%, 18 pritje e 2 gola të pësuar. Manuel Noyer për momentin është me 88.89% të pritjeve në vendin e tretë, një statistikë kjo që mund të përmirësohet akoma më shumë. Mbetet shumë larg, belgu Thibaut Courtois, përqindja e pritjeve të të cilit shkon deri në 77.27 me 17 pritja e 5 gola të pësuar. Por rekordet nuk mbyllen këtu, Buffon ka mundur që në 62 ndeshje nga 161 të luajtura të mbajë të paprekur portën e tij. Për më tepër, Buffon është përcaktuar edhe si portieri më i mirë i shekullit të 21 nga instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll.