Pas pak minutash do të luhet sfida e parë gjysmëfinale e Euro 2016 ajo mes Portugalisë dhe Uellsit, ku e gjithë vëmendja do të jetë të yjet e këtyre skuadrave, Cristiano Ronaldo nga njëra anë dhe Gareth Bale nga ana tjetër.

I pari kërkon të largojë të gjitha dyshimet e ngritura rreth tij dhe skuadrës luzitane, ndërsa Bale dëshiron të vazhdojë ëndrrën e tij dhe të gjithë Uellsit. Në këtë ndeshje luzitanët do të kenë dy mungesa të mëdha në mbrojtje. Mbrojtësi Pepe nuk ka arritur që të rikuperohet deri në momentet e fundit, ndërkohë që Carvalho është i pezulluar për shkak kartonësh. Uellsi ndërkohë do të ketë mungesën e Ben Davies dhe Aron Ramsey. Portugalia: Rui Patricio; Cedric, Fonte, Alves, Guerreiro; Danilo, Joao Mario, Adrien, Renato Sanches; Nani, Cristiano Ronaldo. Uellsi: Hennessey; Gunter, Chester, Collins, Williams, Taylor; King, Ledley, Allen; Robson-Kanu, Bale.

Artikulli paraprak‘PRESIDENTI NGA POPULLI’, HAFIZI: NUMËR REKORD NË NJË JAVË
Artikulli tjetër“EURO 2016”, PORTUGALIA, FINALISTJA E PARË