Franca ka kaluar në çerekfinalet e Europianit, pasi mundi me rezultatin 2:1 Irlandën. “Gjelat” e Didier Deschamps u gjendën në disavantazhin e irlandezëve që në minutën e 2′ të takimit, kur Robert Brady shënoi për ishullorët pas një penalltie të shkaktuar nga Paul Pogba ndaj Shane Long.

45 minutat e para të takimit përfunduan me fitoren e irlandezëve, të cilët u mbrojtën mjaft mirë, duke thyer aksionet e njëpasnjëshme të francezëve. Pjesa e parë foli e gjitha për irlandezët. Goli i irlandezëve është edhe goli më i shpejtë i këtij Europiani. 45 minutat e para të takimit u mbyllen pikërisht me rezultatin 0-1 në favor të ishullorëve. Ndërsa nga ana tjetër, “gjelat” e Didier Deschamps duken të paqartë përpara portës së Randolph. Sulmet e Pogba dhe Griezmann neutralizohen lehtësisht nga mbrojtja irlandeze. Pjesa e dytë e takimit nis me Francën në sulm, të cilët gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Antoine Griezmann në minutën e 58′, duke barazuar 1:1. Goli i dytë erdhi pas 3′ minutash dhe është sërish Griezmann ai që përmbys shifrat në 2:1 për francezët. Në minutën e 66′ të takimit, Irlanda mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Shane Duffy, pas një ndërhyrje ndaj Griezmann në kufijtë e zonës së rreptësisë ndwrsa deri nw fund rezultati nuk ndryshoi. Takimi i vlefshëm për 1/8 e “Euro 2016”, u luajt në “Stade des Lumieres” të Lyon, në prani të 56 mijë shikuesve. Franca bëhet kështu ekipi i katërt që siguron çerekfinalet e “Euro 2016”, pas Polonisë, Uellsit dhe Portugalisë. Francezët presin në 1/4 ekipin që do të dalë nga çifti Angli-Islandë.

Artikulli paraprak“FESTIVALI I POEZISË SË PABOTUEME” ULË SIPARIN PËRBALLE LIQENIT
Artikulli tjetërTRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN SHKODËR-VELIPOJË