Franca është finalistja e dytë e Kampionatit Europian.
“Gjelat” thyen kampionët e Botës në fuqi pastër 2-0 duke thyer mallkimin 58-vjeçar ndaj tyre. Skuadra e Didier Deschamps shënoi nga një gol për pjesë për të gjunjëzuar Gjermaninë, e cila në fakt e nisi më mirë lojën dh ishte dominuese në pjesën e parë. Fraksion ku erdhi dhe goli i avantazhit nga një penallti e shkaktuar nga Shvajshtajnger pas një prekje të topit me dorë. Griezmann nga pika e bardhë nuk gabon. Në fraksionin e dytë të sfidës ndeshja është e ekuilibruar, teksa shënojnë edhe golin e dytë me protagonistë sërish Griezmann, i cili në këtë rast përfiton nga një dalje e gabuar e Neuer. Franca tashmë do të përballet në finalen e madhe të Lionit ndaj Portugalisë më 10 qershor.