Një pjesë e parë e jashtëzakonshme e Italisë së Antonio Conte përballë Spanjës.

Dominim në lojë, raste dhe atë që është më i rëndësishëm në një lojë futbolli, rezultat. Chiellini ishte vendimtar në 45 minutat e para, duke shënuar për të kaltrit në minutën e 33. Ishte një goditje dënimi në hyrje të zonës, të cilën e ekzekutoi Eder që lëshoi një goditje të fort drejt portës. De Gea nuk arrin ta largojë dhe më pas Chiellini e dërgon topin në rrjetë. Një pjesë e parë e dominuar nga Italia, jashtë parashikimeve. Përveç golit të shënuar, italianët patën edhe dy raste të tjera të pastra për shënim. Për t’u veçuar ishte një goditje nga brenda zonës e Giaccherinit, por topi u devijua këtë herë nga portieri spanjoll. Ndërsa spanjollët thuajse nuk arritën asnjëherë rrezikshëm në portën e Buffon. Mbetet për t’u parë si do të luhet pjesa e dytë dhe a do të arrijë Italia të ruajë rezultatin, apo Spanja do të dalë në lojën e saj.  

Artikulli paraprakVLLAZINA, RINOVON MESFUSHORI ALSID TAFILI
Artikulli tjetërHUMBJA ME SHQIPËRINË I KUSHTOI SHKARKIMIN TRAJNERIT RUMUN