Të gjithë e dinë që Italia është rivali më i frikshëm për Gjermaninë. Rivaliteti mes tyre mbart një histori 50-vjeçare

1.Botërori 1962 në Kili, 31 maj 1962 (0-0) Ndeshja e parë zyrtare mes Gjermanisë dhe Italisë përfundoi pa gola dhe pa shumë shanse. Të vetmin shans të madh e pati Uve Zeler në minutën e 12-të, por në “Santiago de Kili” e dënoi traversa. Pas fitores ndaj Zvicrës dhe Kili, “pancerat” kaluan grupin, ndërsa Italia u skualifikua si vend i tretë 2.Botërori 1970 në Meksikë, 17 qershor 1970 (Gjysmëfinale 3-4) Gjysmëfinalja e shekullit dhe mitike. Në mes të vapës (40 gradë) para 110 mijë spektatorëve në “Aztekenstadion” të Meksikos, Roberto Boninsenja kalon në avantazh Italinë në minutën e 8- të, ndërsa Bekenbauer luan me sup të dëmtuar nga minuta e 65-të. Karl-Hainc Shnelinger barazon dhe ndeshja shkon në shtesë. Gjermania kalon në avantazh (Gerd Myler), Italia barazon (Burgnish). Të kaltrit i përmbysin (Riva), “pancerat” barazojnë (Gerd Myler 110′), ndërsa Xhani Rivera vulos 3-4. Pesë gola për 17 minuta, një gjysmëfinale historike. 3.Botërori 1978 në Argjentinë, 14 qershor 1978 (0-0) Në mjegullën e Buenos Airesit, Gjermania i falet superformës së portierit Zep Maier. Ekipi i Helmut Shën del me një barazim pa gola kundër Italisë në fazën në grupe. Si ndaj Polonisë dhe Tunizisë, “pancerat” nuk shënuan. Ish-kampionët në fuqi të botës skualifikohen në turin e dytë 2-3 ndaj Austrisë, e cila quhet edhe “Turpi i Kordobës”, ndërsa Italia e mbyll turneun në vend të katërt 4.Botërori 1982 në Spanjë, 11 korrik 1982 (Finalja 1- 3) Pas humbjes në gjysmëfinale 1970, finalja në Madrid ka qenë humbja më dëshpëruese. Ishte finalja e parë mes tyre dhe Italia e fitoi. Pas barazimit pa gola në pjesën e parë, brenda 24 minutave Paolo Rosi (57′), Marko Tardeli (69′) dhe Alesandro Altobeli (81′) i dhanë avantazhin 3-0 “axurrëve”. Pol Brajtner shënoi golin e nderit (83′). Italia mundi Argjentinën, Brazilin dhe në finale Gjermaninë duke çuar në Romë kupën e tretë të botës 5.Europiani 1988 në Gjermani, 10 qershor 1988 (1-1) Gjermani-Itali çeli Europianin në Dyseldorf. Trajneri aktual i Interit, Roberto Mançini, i jep avantazhin në minutën e 53-të, ndërsa Andreas Brehme barazon pas 3 minutash nga një goditje dënimi. Ekipi i drejtuar nga Bekenbauer skualifikohet në gjysmë- finale nga Holanda (1-2). Në këtë fazë skualifikohet edhe Italia.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakZYRTARE, BUNDESLIGA NIS MË 26 GUSHT, JA SFIDAT E JAVËS SË PARË
Artikulli tjetërPROKURORIA CAKTON MASËN “ARREST ME BURG” PËR ISH-DREJTORIN E HIPOTEKËS NË SHKODËR