Portugalia është finalistja e parë e Europianit të Francës. Luzitanët mundën me lehtësi 2-0 Uellsin, duke siguruar një biletë për në mbrëmjen e madhe të Lionit pas 12 vitesh, teksa do të presin sfidën e nesërme për të mësuar emrin e kundërshtarëve.
“Brazilianët e Europës” dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes duke qenë më konkret në lojën e tyre. Fraksioni i parë i lojës ishte nën diktatin e luzitanëve, por që nuk u mbyll me sukses, raporton Albeu. Në pjesën e dytë Ronaldo zhbllokoi shifrat me një goditje fantastike me kokë. Ylli portugez vendosi edhe nj rekord duke shënuar 9 gola, aq sa Platini. 3 minuta më pas ishte Nani që dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e parë në këtë kompeticion brenda 90 minutave.