Portugalia është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Eurpianit. Formacioni i Santos siguroi biletën për fazën e ½-ve vetëm pas gjuajtjeve të 11-metërshave, pasi në 120 minuta lojë rezultati u fiksua në 1-1.

Ai që solli Poloninë deri në këtë fazë, Blaszczykowski, humbi penalltinë dhe i dha mundësinë Quaresmas të shndërrohet sërish në heroin e portugezëve, duke shënuar penalltinë fituese. Ndërkohë, të dy golat u shënuan që në pjesën e parë. Në minutën e 2 polakët kaluan në avantazh me anë të Lewandowskit. Ky i fundit përfitoi nga keqpozicionimi i mbrojtjes portugeze duke shënuar golin më të shpejtë të këtij Europiani. Goli i barazimit për portugezët erdhi nga 18-vjeçari që sezonin e ardhshëm do të luajë me Bayern Munich, Renato Sanches. Me anë të një goditje jashtë zone ai ka zënë në befasi mbrojtjen polake dhe portierin Lukasz Fabianski. Në pjesën e dytë dhe shtesa, pavarësisht rasteve të mira nga të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk ka mundur të shënojë edhe golin e fitores. Europiani humbet Lewandwskin, por Cristiano Ronaldo vazhdon garën dhe pret i qetë fituesin e çerekfinales tjetër Uells-Belgjika, për të kuptuar edhe emrin e kundërshtarit në gjysmëfinale.

Artikulli paraprakEUROPA LEAGUE, ARSHAVIN NDESHKON TEUTEN
Artikulli tjetërRAPORTI I DASH PER TRAFIKIMIN E QENIEVE NJEREZORE