Kryeministri Edi Rama, kreu i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri Gianni De Biasi dhanë një konferencë për shtyp në rezidencën e kombëtares në Bergamo.

Kreu i qeverisë theksoi se “është i bindur se kombëtarja do të bëjë një kampionat fantastik” dhe i tha lojtarëve që të shijojnë këtë moment të karrierës së tyre. Ndërsa presidenti Duka, pasi falenderoi lojtarët për punën e bërë deri tani, nënvizoi se kombëtarja jonë objektivin e ka arritur. “Duhet të luajmë pa presion, siç kemi bërë deri tani”, tha Duka. Nga ana e tij, trajneri De Biasi u shpreh se “kemi luajtur me pasion dhe zemër”. Sipas tij, me këto cilësi mund të befasojmë sërish.

Artikulli paraprakMINISTRI GREK NE TIRANE, PRITET ME PROTESTA
Artikulli tjetërREFERENDUMI, ZVICERANET NUK DUAN SHPERBLIM !