DE BIASSI ME SHUMË DILEMA PËR FORMACIONIN, POLICIA MERR MASA EKSTREME. Kur e gjithë vemendja është e fokusuar tek ndeshja Shqipëri-Armeni e tifozët presin një fitore, trajneri Italian i kombëtare, Gianni De Biassi nuk ka qetësi me dëmtime e lojtarëve.
Mbrojtësi i Këlnit, Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim, ndërsa në stërvitje nuk ka marrë pjesë. Përsa i përket formacionit mediat të cilat janë duke ndjekur nga afër stërvitjen e trajnerit tialian, bëjnë me dije së reparti i reparti i mbrojtjes pritet të jetë i njëjtë si në takimet e fundit: Berisha në portë, Hysaj dhe Agolli në krah, ndërsa Lorik Cana pritet të mësojë në momentet e fundit shokun që do formoj qendrën e mbrojtjes. Mesfusha, mbetet dilemma më e madhe, më shumë muskulore apo me më shumë fantazi?. Taluntat Xhaka dhe Armir Abrashi nisen si favorit për një fanellë titullari, por së fundmi edhe Ergys Kaçe ka fituar pikë. Rikthimi në forme dhe për më tepër më gol i Migjen Bashës apo Meha bëjnë që trajneri të jetë i pavendosur. Nëse do i shtonim këtu edhe Andi Lilën, Odise Roshin apo Emir Lenjanin, me këtë të fundit si futbollisti më përcaktues në takimet e fundit, dilemat e italianit bëhen të shumta. Pikëpyetjet nuk ndalen këtu: Shkëlzën Gashi është “legjionari”më në formë në Evropë, por sulmuesi i Bazel ende nuk ka arritur të jetë pjesë e skemave të De Biasit, mbase kjo është ndeshja ideale për të treguar peshën e tij. Edhe “pyka” e sulmit, Cikalleshi apo Balaj është një enigmë që pritet të zbardhet në momentet e fundit. Në një mori pikëpyetjesh e vërteta e madhe është se trajneri De Biasi ka në dispozicion një grup cilësore lojtarësh, merite e tij e padiskutueshme, dhe një sfidë kundër Armenisë që duhet fituar me çdo kusht. Ndërkohë sfida Shqipëri-Armeni nuk luhet vetëm në fushe por edhe jashtë saj. Drejtoria e Përgjithshme dhe policia e qarkut Elbasan ka marrë masat që kjo sfidë të zhvillohet në kushte ideale dhe mbi të gjitha për të shmangur çdo incident të mundshëm. 320 forca policore do të jenë të angazhuara për mbarëvajtjen e kësaj sfide. Për të shmangur trafikun dhe çdo incident të mundshëm, Policia e qarkut Elbasan ka njoftuar se ditën e diele do të bllokohet shëtitorja kryesore dhe disa rruge. Hyrja në “Elbasan Arena” do të bëhet 2 orë përpara ndeshjes. Pritet që këtë sfide ta ndjekin dhe rreth 150 tifozë Armen. Shqipëri-Armeni është e vlefshme për kualifikueset “Euro 2016”, një sfidë e shumë pritur nga tifozët shqiptare, që pritet të përcaktojë shumë për ecurinë e përfaqësueses drejt Francës.