Surprizat nuk kanë fund në Europianin e Francës.

Uellsi ka bërë sërish mrekullinë ndaj Belgjikës, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale për herë të parë në historinë e saj. Skuadra britanike triumfoi 3-1 ndaj belgëve, të cilët para kësaj ndeshje cilësoheshin si super favorit për të shkuar madje në finale dhe për ta fituar. Dueli nisi mjaft mirë për Belgjikën që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 13-të me një super gol të Naingolan, por uellsianët reagojnë duke baraspeshuar shifrat. Kapiteni Uilliams kërceu më lart se të gjithë në minutën e 31-të duke e dërguar topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë vjen dhe surpriza e madhe, pasi Uellsi gjen edhe dy gola të tjerë. Fillimisht të do të ishte Robinson Kanu që bën çfarë të dojë në mbrojtjen amatoreske të kundërshtarëve dhe Vokes, i cili shënoi me kokë duke vulosur rezultatin. Në gjysmëfinale Uellsi do të përballet me Portugalinë.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, ARRESTOHEN TRE SHTETAS PER KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërGJERMANI – ITALI, FORMACIONET E SKUADRAVE