Shqipëria barazoi 2-2  ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin.  Në Hamburg, në një atmosferë fantastike, djemtë e Silvinho zhvilluan një pjesë të parë thuajse perfekte, zbritën në fushë të karikuar duke luftuar fort për çdo top. Në minutën e 11-të, Jasir Asani hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku Qazim Laçi me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Shqipërisë avantazhin. Një gol që dërgoi në delir të gjithë tifozët kuqezi. Shqipëria nuk u mjaftuan me kaq, por flirtuan me golin e dytë në të paktën dy raste të pastra. Kuqezinjtë krijuan 7 raste, goditën tre herë kuadratin.

Artikulli paraprakRREGULLORJA E RE E KUVENDIT, KUSHTETUESJA SHFUQIZON DËNIMIN 30 DITOR
Artikulli tjetërBRUKSEL/ DISKUTIME PËR HEQJEN E MASAVE NDËSHKUESE NDAJ KOSOVËS