Në evropianin e qershorit Shqipëria dhe 23 përfaqësuesit e tjera pjesëmarrëse do të kenë mundësi që të kenë në organikë deri në 26 lojtarë. Vendimi është marrë nga UEFA, e cila ka pranuar kërkesën e disa prej trajnerëve. Megjithatë edhe kjo mundësi do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre.

Kujtojmë se trajneri i kombëtares shqiptare ka qenë kundër këtij ndryshimi, ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

Artikulli paraprakPËRMBYSET AUTOBUSI NË NJË LUGINË PAKISTAN, 20 TË VDEKUR E 21 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërBORRELL: MEZI PRESIM TË PUNOJMË ME QEVERINË E RE SERBE