Euro ka pësuar një tjetër rënie të fortë në kursin e këmbimit me lekun këtë të mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me ditën e martë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi Euro-Lek ka rënë me 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%.

Ekepertet thonë se këtë javë ka pasur rritje të ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit te festave, që lidhet me rritjen e turizmit hyrës dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, por edhe me futjen e parave informale prej tyre. Agjentët e tregut thonë se gjatë vitit 2022 ka pasur një ofertë të lartë valutore, çka është shoqëruar me tendencën rënëse të Euros ndaj Lekut. Oferta e lartë është ndikuar nga rritja e turizmit, eksportet e shërbimeve dhe remitancave, por megjithatë në tërësi deficiti i llogarisë korrente të vendit deri në fund të 9-mujorit ishte në vlera të përafërta me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Forcimi i monedhës vendase ndaj Euros, që është njëkohësisht valuta kryesore në këmbimet tregtare të Shqipërisë, luan një rol pozitiv në drejtim të zbutjes së inflacionit

Artikulli paraprakTENSIONET NË VERI TË KOSOVËS, PRESIDENTJA VJOSA OSMANI AKUZA VUÇIÇIT
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 29 DHJETOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT