Këtë të premte monedha evropiane regjistroi vlerën më të ulët të këmbimit të saj në tregun shqiptar. Një euro sot po këmbehet me 100 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë, duke bërë që të zhvlerësohet me afro 16% brenda dy vitesh.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë tregtarët e blejnë euron me 99 lekë, dhe e shesin me 100 lekë. Monedha evropiane vijon të zhvlerësohet pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke blerë valutë për ta stabilizuar atë.

Institucionet thonë se shkak për këtë zhvlerësim të euros është sasia e lartë e valutës në treg ndikuar kryesisht prej turizmit, që arrin kulmin në muajin gusht. Po ashtu ndikim në këtë treg japin edhe investimet e huaja, por edhe paraja që vjen nga burimet informale.

Artikulli paraprakZYRTARI I UNESCO-S: PROTESTAT KUNDËR TURIZMIT MUND TË PËRHAPEN PËRTEJ SPANJËS
Artikulli tjetërNJË TJETËR TËRMET GODET KRETËN, JA EPIQENDRA DHE MAGNITUDA