Përmes një video-mesazhi, Kongresi u përshëndet nga Martin Schulz, president i Parlamentit Europian, i cili u ndal tek reformat.

“Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës përpara, por reformat janë ende për t’u bërë. Ju e dini që Bashkimi Europian është i gatshëm t’u ofrojë udhëzime për këto reforma”, thotë Schulz. Po përmes një video-mesazhi, Tony Blair, ish-kryeministri britanik tha se Shqipëria është në duart të sigurta nën qeverisjen e socialistëve dhe me të ardhme të sigurtë në BE. “Vendi po bën progres hap pas hapi dhe me marrjen e statusit të vendit kandidat mund të shohë përpara dhe të vazhdojë në këtë rrugë ndryshimi dhe reformash për një të ardhme në BE”, deklaroi Blair. Ndërkohë, punimet e Kongresit po ndiqen nga afër edhe nga Sergei Stanishev, kreu i Socialistëve Europianë. “E di që Partia Socialiste është një parti e fortë, me rrënjë të forta në Shqipëri, përndryshe nuk do të mund t’i mbijetonte regjimit autoritar të Sali Berishës”, tha ai. Për Stanishev prova më e madhe e çdo partie është pushteti dhe PS po e kalon me sukses këtë provë duke mbajtur premtimet përmes reformave të rëndësishme të ndërmarra në vend.

Artikulli paraprakSOCIALISTET NE KONGRESIN E “GJENERATES TJETER”
Artikulli tjetërTURQIA TRONDITET NGA NJE TJETER SHPERTHIM, RAPORTOHEN 5 VIKTIMA