Nga qyteti I Shkodrës, deputetja e parlamentit europian Inese Vaidere propozoi hartimin e një ligji të përbashkët me të gjitha shtetet europiane për denimin e krimeve të bëra gjatë periudhës së komunizmit. Këtë deklaratë, deputetja e bëri në ekzpozitën “Totalitarizmi në Europë” që u hap këtë të hënë në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.

E pranishme në këtë aktivitet, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka reagur në lidhje me posterat e vendosur në qytetin e Tiranës në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Sipas saj, persekutorët dhe të persekutuarit nuk mund të ndajnë të njëjtën hapësirë.

Lukas Kaminski, president I Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane thotë se duhen nxjerrë statistika për numrin e viktimave gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri.

Sipas Jonila Godole, drejtueses së Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë kjo ekspozitë duhej me patjetër të hapej në Shkodër.

Drejtori I Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës Pjerin Mirdita tregon se kjo ekspozitë I kishte munguar muzeut.

Ekspozita “Totalitarizmi në Europë” vjen për herë të parë në Shqipëri. Kësaj here, posterave të paraqitura në këtë ekspozitë I janë bashkangjitur edhe 2 postera që tregojnë fakte sa I takojnë krimeve të komunizmit në vendin tonë.

Artikulli paraprakSHKODËR, ÇEL SIPARIN “FJALA ARTISTIKE 2019”
Artikulli tjetërSHKODËR, REAGON EURODEPUTETJA PËR NEGOCIATAT