Eurodeputetja socialiste Marie Arena ka njoftuar vendimin e saj në rrugë zyrtare për t’u tërhequr përgjithmonë nga presidenca e nënkomitetit e Parlamentit Evropian për të Drejtat e Njeriut, edhe pse autoritetet belge nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit parlamentar të saj. Sipas gazetës belge “Le Soir”, teksa Parlamenti Europian është tronditur nga skandali i korrupsionit, hetuesit janë gjithnjë e më të interesuar për eurodeputetin belg. Siç thuhet në raport, praktikisht Arena ishte tërhequr tashmë nga ky pozicion në fillim të dhjetorit, pas zbardhjes së hetimit të gjerë për aktet e korrupsionit të deputetëve të Parlamentit Evropian nga vende të treta, si Katari dhe Maroku, skandale këto që patën shumë bujë në mediat ndërkombëtare. Ndryshe nga kolegu i saj në partinë e socialistëve europianë dhe njëherësh eurodeputeti Mark Tarabella, Arena nuk ka marrë asnjë kërkesë për heqjen e imunitetit të saj parlamentar . Gjithashtu ajo shprehet se nuk është mërzitur nga vendimi i drejtësisë belge, madje e ka përmendur edhe në deklaratën që ka dhënë për dorëheqjen.

“ Autoritetet belge nuk kanë kërkuar heqjen e imunitetit tim parlamentar, as nuk kanë kontrolluar zyrën apo shtëpinë time dhe emri im nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në këtë çështje nga autoritetet gjyqësore ”, thotë ajo.

Në gazetën belge “Le Soir”, emri i saj përmendej rregullisht në shtyp për skandalin e Katargate, për shkak të kontakteve të saj me Pier Antonio Pancherin , por edhe pozicionit të saj si kryetare e nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut.

Artikulli paraprakPROJEKTLIGJI “I LINDUR I GJALLË” DHE EMIGRACIONI, ÇFARË PRITET TË VOTOHET NGA DHOMA E REPUBLIKANËVE NË SHBA?
Artikulli tjetër“RAMA TAKIM ME DREJTUESIT E POLICISË”, REAGON BERISHA: SHKELI KODIN ELEKTORAL DHE STATUSIN E POLICISË SË SHTETIT