Pas Champions League, sot është hedhur po në Montecarlo shorti i fazës me grupe të Europa League 2018/19, veprimtaria e dytë për nga rëndësia në Kupa e Europës.

Si zakonisht, 48 skuadra janë ndarë në 12 grupe, nga ku kualifikohen dy vendet e para. Këtyre 24 ekipeve i bashkohen 8 vendet e treta në grupet e Champions League,

kur fillon raundi i 1/16-ve të finaleve, me eliminim direkt, në muajin shkurt 2019.

AC Milan, shtatë herë fitues i Champions League do të ketë një grup relativisht të ekuilibruar me grekët e Olympiacos, spanjollët e Betis Sevilla, ndërsa ekipi i katërt Dudelange nga Luksemburgu duket më i dobët në letër.

Kundërshtarët e Arsenal në Grupin E do të jenë Sporting Lisbonë, Qarabag e Vorskla. Më mirë i ka shkuar Chelsea, që duket se nuk do ta diskutojë kualifikimin në Grupin L kundër PAOK, BATE dhe VIDI.

Nga ana tjetër, Lazio e gjen veten në një grup relativisht të vështirë me Marseille, Frankfurt dhe Apollon. Finalja e “kupës së vogël” do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, më 29 maj 2019.

Hidhet shorti i Europa League për fazën e grupeve

Grupi A: Leverkusen, Ludogorets, Zyrich dhe AEK Larnaca
Grupi B: Salzburg, Celtic, Leipzig dhe Rosenborg
Grupi C: Zenit, Kopenhagen, Bordeaux dhe Slavia Praga
Grupi D: Anderlecht, Fenerbahçe, Dinamo Zagreb e Spartak Trnava
Grupi E: Arsenal, Sporting CP, Qarabag dhe Vorskla
Grupi F: Olympiacos, Milan, Betis dhe Dudelange
Grupi G: Villarreal, Rapid Wien, Spartak Moskva dhe Rangers
Grup H: Lazio, Marseille, Frankfurt dhe Apollon
Grupi I: Beshiktash, Genk, Malmo dhe Sarpsborg
Grupi L: Chelsea, PAOK, BATE dhe Vidi
Grupi J: Sevilla, Krasnodar, Standard Liege dhe Akhisar
Grupi K: Dynamo Kievit, Astana, Rennes dhe Jablonec

Artikulli paraprakBE, NUK DO KEMI MË NDËRRIM ORE
Artikulli tjetërSYTARI, MESAZHE PAS KTHIMIT NGA HAXHI