KURBINASIT HUMBASIN 3-0, VLONJATËT E PËSOJNË NË FUND 2-0 .

Flamurtari dhe ekipi i Lacit nuk e kanë nisur aspak mirë turin e dytë paraeliminator të Europa League, pasi kanë humbur ndeshjet e para që kanë zhvilluar. Flamurtari ka humbur ndeshjen e parë në Rumani me rezultatin e pastër 2-0 përballë ekipit të Petrolul Ploesti. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Nesti Gjoka në pjesën më të madhe të sfidës kanë rezistuar duke mos pësuar gol, por në minutat e fundit janë shthurur duke pësuar dy herë shumë shpejt. Golat për ekipin e Ploestit të Rumanisë janë shënuar nga Nepomuçeno 78′, Tamuz 84′. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, pa gola, e dyta nisi akoma më e mirë për vendasit që u zhvendosën të gjithë në sulm në kërkim të golit të avantazhit, të cilët i gjeti në fund. Ndërsa për ekipin Flamurtarit tentuan pas golit Muzaka, Lika, por edhe Veliu për të ngushtuar shifrat, por deri në vërshëllimën e fundit mbeti në fuqi rezultati 2-0. Rezultati mban të qetë ekipin rumun që udhëton për në Vlorë pas një jave me një këmbë në turin e tretë, ndërsa kuqezinjtë për të kaluar duhet që përpos një sfide të jashtëzakonshme të kenë edhe fatin me vete. Edhe Laci ndryshe nga ndeshja e parë me Rudarin ka humbur me Zorjan me rezultatin 0-3. Laci e ka nisur në mënyrën më të keqe ndeshjen pasi shënoi në portën e tij autogol me Shetën në minutën e 23. Ljuboneviç në minutën e 47 shënojnë golin e dytë të ndeshjes duke  shuar shpresat e vendasve. 12 minuta nga fundi Boli shënon golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

Artikulli paraprakHETIMET PËR AVIONIN E RRËZUAR
Artikulli tjetërDAR PO APLIKON PROJEKTE PILOT PËR NDRYSHIMIN E METODAVE TË MËSIMDHËNIES