Kukësi nuk ka arritur më shumë se një barazim në Elbasan Arena përballë Rudar Pljevlja.
Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh që në pjesën e parë me një gol të Rangel në minutën e 32′. Me këtë rezultat shkuan lojtarët në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë. Megjithatë 20 minuta nga fundi i kohës së rregullt Rudar Pljevlja barazoi në minutën e 71′ pas një faulli të shkaktuar brenda zonës. Ndeshja ishte e vlefshme për fazën pre-eliminatore të Europa League. Ndeshja u zhvillua pa tifozë për faktin se vendasve u ka kushtuar shumë ai send i hedhur në fushë në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues kundër Legias së Varshavës sezonin e kaluar.