ITALIA ME 5 SKUADRA TË KUALIFIKUARA, FIORENTINA PËRBALLË ROMËS. Me 5 skuadra të kualifikuara në fazën e 1/8 Italia arrin një triumph historik në Europa League. Fiorentina, Inter, Napoli, Roma e Torino arritën një sukses të pa imagjinuar duke i rikthyer edhe një herë lavdinë futbollit italian edhe pse në “kupën e vogël”. Në natën ku futbolli italian ishte në festë, “azzurri” i vetëm i mërzitur mund të konsiderohet Mario Balotelli.
Liverpool u mposht nga Beshiktash pas goditjeve nga pika e bardhe e penalltive. Fredy Guarin i jep kualifikimin Interit përballë Celtic pas fitores 1-0 në ndeshjen e kthimit të vlefshme për Europa League. Ndeshja e parë përfundoi 3-3 në Skoci duke shtyrë verdiktin për në Itali, aty ku zikaltërit triumfuan. U kualifikua edhe Fiorentina që mundi Totenhemin me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e kthimit. Anderlehti që drejtohet nga shqiptar Besnik Hasi u skualifikua nga Dinamo Moscov.
Pas ndeshjeve është hedhur dhe shorti i cili ka vënë përballë këto skuadra.
Fiorentina – Roma
Club Brugge – Beshiktash
Napoli – Dinamo Mosca
Villareal – Sevillia
Ëolsburg – Inter
Zenit – Torino
Dnipro – Ajax
Everton – Dinamo Kiev