Skënderbeu e nis me humbje aventurën në fazën e grupeve të Europa League, pasi u mposht nga Beshiktashi me rezultatin 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena. Turqit ishin superiorë në të gjitha drejtimet ndaj shqiptarëve duke e merituar fitoren, madje korcarët mund të konsiderohen me fat, pasi mund të kishin pësuar edhe më shumë, por portieri Sheshi shmangu gola të sigurtë falë paraqitjes mjaft të mirë që realizoi.

Sfida u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh në Elbasan, por interesi nuk ishte i njëjtë me ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit. Edhe në këtë ndeshje shqiptarët nuk e thyen tabunë përballë turqve, pasi nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv, teksa në 13 ndeshje në Kupat e Europës të gjitha i kanë humbur. Pjesa e parë përfundoi me fitoren e ekipit të Beshiktashit me rezultatin 0-1 me golin e shënuar nga Sosa në minutën e 29 të takimit. Skënderbeu nuk arriti që të rezistone më shumë pas disa tentativave rradhazi të turqve. Goli i Beshiktashit erdhi pas një aksioni të shpejtë duke kapur në befasi shqiptarët. Miqtë lëshojnë një top të gjatë në drejtim të zonës vendase, Quarezma pason për Sosën në të djathtë duke dalë i vetëm përballë Shehit që nuk e ndalon dot gjuatjen e tij me të djathën, e cila përfundon në rrjetë. Skënderbeu mundohet që të reagojë, por miqtë kutojnë strategjinë, bllokojnë kapitenin Shkëmbi duke neutralizuar topat në drejtim të sulmit. Olainka ishte lojtari më i mirë për kampionët e Shqipërisë në pjesën e parë, teksa nga e djathta vendosi në vështirësi disa herë miqtë, por pa arritur që të rrezikojë portën. Tentativat drejt portës nga Berisha dhe Shkëmbi në pjesën e parë ishin larg asaj që pritej duke mos i kërcënuar aspak miqtë nga Turqia. Në pjesën e dytë Skënderbeu e nisi në sulm duke tentuar barazimin, ndërsa turqit prisnin të qetë dhe shfrytëzonin kundërsulmet e shpejta me Sosën dhe Quarezmën për të shënuar golin e dytë. Episod për t’u shënuar ishte një gjuatje e bukur me finte nga Olainka  në hyrje të zonës, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën duke bërë me zemër turqit. E ndërsa deri në fund tentativat e shumta të miqve u ndalën nga Shehi, për kampionët e Shqipërisë në sulm nuk ndryshoi asgjë edhe pas futjes në lojë të Hamdi Salihit.

Artikulli paraprakKROACIA MBYLL 7 NGA 8 RRUGËT E KUFIRIT ME SERBINË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, 11 NDESHJE PA SHIJUAR FITOREN