Skëndërbeu ka mësuar kundërhstarët që do ti ketë në fazën e grupeve të Europa League. Korçarët do të luajnë ndaj Sporting Lisbonës, Beshiktashit, dhe Lokomotivës së Moskës. I vendosur në Grupin H, Skëndërbeu duhet të përgatitet për përballjë spektakolare ndaj ekipeve që në kompeticionet europiane kanë një eksperiencë të madhe. Të tre skuadrat kanë më shumë histori dhe vlera se ekipi shqiptar, por tashmë futbolli luhet në fushë dhe mund të ketë superiza.
Ekipi më më shumë emër i grupit H, është padyshim Beshiktash, një ndër skuadrat që Skëndërbeu mund të hasë vështirësi përballë tyre. Ndërkohë që Lokomotiva e Moskës apo dhe vetë Sporting i Lisbonës mund të jenë disi më të përballueshëm kjo natyrisht nisur nga emrat. Më shumë se sa objektivat, kjo pjesëmarrje e Skëndërbeut në Europa League për herë të parënë historinë e tij por dhe të futbollit Shqiptar është një arritje që vlen të përgëzohet. Korçarët janë pa objektiva në këtë kompeticion, përveç faktit se do të synojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Ndaj kjo ka të bëjë me mënyrën se si do të luajë ekipi dhe eksperienca që do të fitojë. Dinamo e Tiranës është ndeshur me Sportingun e Lisbonës dhe madje ka arritur të barazojë 0-0 në shtëpi. Do të jetë hera e parë për Skënderbeun që ndeshet me këto skuadra. Natyrisht, të tre rivalët janë shumë të fortë. Ndeshja e parë do të luhet më 17 shtator, mbetet për t’u përcaktuar kalendari. Korçarët do t’i luajnë ndeshjet në stadiumin “Elbasan Arena”. Nëse do të arrihej vendi i tretë në grup, do të ishte vërtet mrekulli.