Partizani nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të “play off”-it të Europa League ndaj Krasnodar në Rusi, madje është mundur me rezultatin e thellë 4-0

. “Të kuqtë” janë dorëzuar që në pjesën e parë, ku pësuan 3 gola. Joaozinho ishte autor i golit të parë të ndeshjes në minutën e 18, ndërsa më pas shënuan edhe Smolov e Jedrzejczyk. Por skuadra ruse nuk e mbylli ndeshjen vetëm me këto tre gola, pasi në pjesën e dytë arriti ta gjejë sërish rrugën e rrjetës me brazilianin Ari, i cili e vulosi rezultatin në 4-0. Edhe pse do të luhen edhe 90 minutat në “Elbasan Arena”, për Partizani duket se arritja në fazën e grupeve të Europa League është e pamundur. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 25 gusht.

Artikulli paraprakRIO 2016, BRAZIL – GJERMANI DO TË LUAJNË FINALEN
Artikulli tjetërVRAU PER GJAKMARRJE, EKSTRADOHET 33 VJECARI