“Europa League”, trazirat mes tifozëve shtyjnë Lyon-Besiktas
Ndeshja e Europa League, mes Lionit dhe Beshiktashit është shtyrë me disa minuta, pas trazirave që shkaktuan tifozët përpara nisjes së ndeshjes. Ndeshja ishte parashikuar të niste në orën 21:05 si të gjithë të tjerat, por është shtyrë pasi disa tifozë uzurpuan fushën për t’iu shpëtuar përplasjee me tifozë kundërshtarë në “Parc OL”. “Flakadanë dhe fishekzjarre u hodhën nga pjesa e sipërme e tribunave të tifozëve, duke detyruar disa prej tyre që t’u shpëtonin duke zbritur në fushën e blertë”, shkruhet në “Twitter”-in e klubit të Lionit, që shton se ndeshja gjithsesi do të luhet. Incidentet vijnë vetëm dy ditë pas shpërthimeve që u shkaktuan pranë autobusit të Borussias së Dortmundit, përpara sfidës së kësaj të fundit në Champions League ndaj Monacos në Gjermani, e që u shty brenda 24 orëve të ardhshme.