HUMBASIN AJAX DHE TORINO, FIORENTINA 1-1 ME ROMËN. Europa League ka patur rezultate surprizë në ndeshjet e para të fazës së 1\16-ve.
Një ndër ndeshjet më të rëndësishme ka qenë ajo mes Ëolfsburg dhe Inter. Gjermanët kanë arritur të fitojnë 3-1 ndaj zikaltërve duke tronditur italianët që këtë edicion pësojnë një tjetër humbje. Autorët e golave ishin Rodrigo Palacio 6’ për Interin, por vendasit nuk u dorëzuan duke përmbysur rezultatin me Naldo 28’ dhe Kevin de Bruyne 63’ dhe 76’. Ndërkohë Zenit ka fituar ndaj një tjetër skuadre italiane, pikërisht Torinos me rezultatin 2-0 e duke mos e patur kështu shumë të vështirë ndeshjen e kthimit. Rezultat surprizë ka qenë fitorja e Dnipro ndaj Ajax me rezultatin 1-0. Mëgjithatë kualifikimi për hollandezët mbetët akoma i hapur. Në përballjen mes dy spanjollëve ka arritur të fitojë Sevilja 3-1 ndaj Vilareal. Në sfidën e ekipeve italiane, Fiorentina mori një barazim ndaj Romës 1-1 duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikim. Ndërsa i vetmi ekip është Napoli që fitoi ndaj Dinamo Moskës 3-1 e duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.