Evropa Perëndimore po përballet me temperatura të larta, ndërsa një valë e egër e të nxehtit po shkon drejt veriut.

Në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u dhanë paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, ndërsa Spanja veriore regjistroi temperatura prej 43 gradë Celsius të hënën.

Zjarret në Francë, Portugali, Spanjë dhe Greqi kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Britania e Madhe pritet të arrijë ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë dhe ekspertët thonë se një e pjesë e Francës do të përballet me një “apokalips të nxehtësisë”.

Disa pjesë të Francës panë ditët e tyre më të nxehta ndonjëherë me qytetin perëndimor të Nantes që regjistroi 42 gradë Celsius, tha zyra kombëtare e motit.

Zjarret në ditët e fundit kanë detyruar më shumë se 30,000 njerëz të largohen, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit.

Artikulli paraprakINSTAT: VETËM 4% E TË RINJVE 15-29 VJEÇ JANË EDHE NË PUNË EDHE NË SHKOLLË
Artikulli tjetërKURSI I EUROS THYEN REKORD TË RI, BIE POSHTË 117 LEKËVE