Peshëngritja shqiptare ka marrë një tjetër goditje! Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të bërë nga pjesëmarrja në Europianin 2023. Ai ka rezultuar pozitiv me medikamentin SARM që përdoret nga bodybuilderat si alternativë e steriodeve anabolik.

Ndryshe nga herët e tjera ky doping nuk ndikon në zonën e medaljeve pasi në 9 vitet e fundit nuk ka marrë asnjë rezultat pozitiv.

Godelli pranoi se ishte pozitiv ne doping, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai rezulton me substanca të ndaluara. Ne 2014 atij iu hoq medalja e kampionit të botës bashkë me Romela Begajn.

Artikulli paraprakPRESIDENTI BIDEN VIZITON JAVËN E ARDHSHME TRE SHTETE EUROPIANE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 4 KORRIK 2023