Ekipi kombëtar i boksit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në kampionatin europian për të rritur që do të jetë në Ukrainë në datët 14-25 qershor.

Boksierët e kombëtares shqiptare kanë udhëtuar drejt Italisë për një stërvitje të përbashkët me boksierët italian për të arritur një formë edhe më të mirë sportive dhe për të qenë të gatshëm për një garë të rëndësishme siç është kampionati europian për të rritur. Me kombëtaren shqiptare ka udhëtuar një prej trajnerëve Jozef Sermi dhe po ashtu do boksierët që do marrin pjesë në europian Krenar Zeneli dhe Arjon Kajoshi. Sëbashku përfaqësuesit e kuqezinjve do të stërviten në Assisi që është qendra Olimpike e Kombëtares italiane.

Dy boksierët dhe trajneri Sermi do të qëndrojnë në Itali në këtë fazë stërvitore për rreth 10 ditë dhe më pas do të rikthehen në Shkodër për t’u bërë gati për nisjen drejt Ukrainës në kampionatin europian që do jetë në 10 ditë me radhë nga 14 qershori deri më 25 qershor. Përveç dy boksierëve Krenar Zeneli dhe Arjon Kajoshi në europianin e të rriturve do të marrë pjesë edhe boksieri tjetër shqiptar Emiljano Xhediku i cili ka vendosur që të vijë me shpenzimet e tija.

Xhediku bashkë me Zenelin dhe Kajoshin do të tentojnë që në kampionatin europian të arrijnë fitimin e ndonjë medalje. Natyrisht që shkalla e vështirësisë është shumë e madhe për shkak se marrin pjesë boksierët dhe ekipet më të mira të Europës por kuqezinjtë do të provojnë që të kthehen në vendin e tyre me ndonjë medalje. Me pak fat gjatë shortit objektivi mund të arrihet çka do të ishte një sukses për boksin shqiptar.

Artikulli paraprakPD NË TERREN, TAKON BIZNESIN E VOGËL
Artikulli tjetërBARI, 60 VJEÇARI SHQIPTAR RREH BARBARISHT ITALIANIN NË SYTË E FËMIJËVE