Në Jerevan të Armenisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes, ku edhe Shqipëria ishte pjesëmarrëse. Briken Calja dështoi në stilin e shkëputjes (Bateria A). Calja nuk ia doli dot në provën e parë dhe të dytë me 151 kg, ndërsa e njëjta gjë ishte edhe në herën e 3-të me 152 kg. Në garën për stilin e shtytjes ai nuk mori pjesë, pasi u tërhoq.

Gjatë ditës, shtangisti Erkand Qerimaj garoi në Baterinë B të peshës 73 kg. Në stilin e shkëputjes, ai ia doli me sukses në peshat 145 KG dhe 150 kg, por zhgënjeu në peshën 152 kg. Në stilin e shkëputjes, 34-vjeçari përfundoi në vendin e pestë.

Në stilin e shtytjes, Qerimaj e fillon ashtu si duhet, duke ngritur peshën 168 kg, por dështoi në provën e dytë dhe të 3-të, respektivisht në peshat 173 kg dhe 174 kg.

Artikulli paraprakZGJEDHJET LOKALE, META PËR KOALICIONIN “BASHKË FITOJMË”: INTEGRITETI DHE PASTËRTIA E KANDIDATËVE TANË I SHTON ANKTH DHE MARRËZI PALËS TJETËR
Artikulli tjetërQYTETI KU NJERËZIT PINË BIRRË PËR MËNGJES