Shqipëria e boksit po i jep dorën e fundit përgatitjeve për kampionatin europian U-16, aktivitet që do të nisë më datë 16-qershor në Bosnjë-Hercegovinë. Prej rreth dy javësh, Kombëtarja është stërvitur në qytetin e Pukës, nën drejtimin e trajnerëve Klaodio dhe Emiliano Çekini, teksa ky i fundit flet për përgatitjet dhe pritshmëritë e Shqipërisë në Europian.

Trajneri Çekini falënderoi Kryetarin e Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, për kushtet që i ka krijuar skuadrës në prag të Europianit, pasi në mungesë të mbështetjes nga Federata, ata u gjenden të gatshëm për ta ndihmuar Kombëtaren me fazën përgatitore.

Kombëtarja kuqezi do të përfaqësohet në këtë Europian me katër boksierë, Jurgen Lazrin, Kristjan Jubanin dhe Enea Brahajn, sportistë të Tërbunit, si edhe me Ridvan Gashin, i cili është boksier i Tiranës.

https://youtu.be/5QkIb68AX-g

Artikulli paraprakMUZEU I DRISHTIT 10 VITE I MBYLLUR
Artikulli tjetërRRUGA E SHKOLLËS NË GRUDË TË RE E AMORTIZUAR