Europol jep alarmin për sulme të mundshme nga Shteti Islamik në Europë.
Kreu i Agjencisë policore të BE, Rob Wainwright, u tha gazetarëve të hënën se një raport i ri nga Agjensia tregon se “i ashtëquajturi Shteti Islamik kishte zhvilluar një aftësi të re stili për të luftuar dhe kryer një fushatë sulmesh terroriste në shkallë të gjerë botërore, me fokus të veçantë Europën. ” Komentet e Wainëright vinë një ditë pasi Shteti Islamik publikoi një video me 9 autorët e sulmeve të 13 nëntorit të vitit të kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona. Ekstremistët shfaqen duke dhënë deklaratat e fundit para kryerjes së sulmeve, me mesazhe të ashpra e denigruese kundër Perëndimit, dhe në fund video mbyllet me një kërcënim ndaj Britanisë së Madhe.