Agjencia e europiane e statistikave, EUROSTAT publikoi një ditë më parë çmimet mesatare të energjisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017,
ku referoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimit pas Mali t të Zi në Rajon, por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) arsyeton se përllogaritja nuk është e saktë.
Eurostat llogarit çmimin e energjisë elektrike ne vendet e rajonit, si me poshtë:
Mali i Zi 10 E/100Kwh
Shqipëria 8.6 E/100 Kwh
Bosnja 8.4 E/100 Kwh (me te dhënat e vitit 2016)
Maqedonia 8.1 E/100 Kwh
Serbia 7 E/100 Kwh
Kosova 6.5 E/100 Kwh
Por sipas OSHEE të dhënat e publikuara nga Eurostat nuk janë të sakta. “Çmimi i energjisë për Shqipërinë është 1140 lek/ 100Kwh ose 11.4 lek/kwh. Ky është çmimi mesatar e shitjes së energjisë ku përfshihen familjaret (Householder) me 9.5 lek / 100Kwh (55% te energjisë së shitur) dhe jo familjaret (non-householder) me çmim që varion sipas nivelit të tensionit nga 9.5 lek – 14 lek/kwh.
Në këto kushte çmimi mesatar i shitjes së energjisë për kategorinë Householder ( familjarë) është 950 lek / 100 Kwh ose 7.1 Eu/ 100 Kwh. Me këtë çmim renditja është:
Mali i Zi 10 E/100Kwh
Bosnja 8.4 E/100 Kwh (me te dhenat e vitit)
Maqedonia 8.1 E/100 Kwh
Shqipëria 7.1 E/100 Kwh
Serbia 7.0 E/100 Kwh
Kosova 6.5 E/100 Kwh
Sipas pretendimit të OSHEE sipas kësaj renditje Shqipëria ka çmimin më të lirë të energjisë në Rajon për konsumatorët familjarë.