Që Shqipëria e shqiptarët janë të varfër kjo tashmë dihet, por kontradikta qëndron se duket se kemi edhe përfaqësuesit politikë më të pasur.

Me një raport të tijin, Qendra Europiane e Statistikave, Eurostat ka bërë të ditur se vendi ynë është i dyti më i varfër në Europë. Të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri janë sa vetëm 30 për qind e vendeve anëtare të BE-së. Në vitin 2015, vendi me standarde më të ulëta se Shqipëria në Europë ishte Bosnje Hercegovina me vetëm 28 për qind të të ardhurave për frymë krahasuar me BE-në. Sipas Eurostat nga viti 2004 deri në vitin 2012 të ardhura për frymë janë rritur me më shumë se 10 për qind, ndërsa pas këtij vitit rritja e të ardhurave është ngrirë në shifrën e 1 përqindëshit.

Artikulli paraprakRASTI DEHARI, RAPORT I EKSPERTËVE
Artikulli tjetërNDALIMI NE DURRES – POLICIA NDJEK NOIZYN S’E SIU BIND URDHRIT