Ndonëse portalet online janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, rezulton se lexueshmëria e tyre në pjesën më të madhe është e ulët nga ata që e përdorin internetin. Eurostat ka publikuar të dhënat rreth përdorimit të internetit në Europë për leximin e lajmeve online. Në Shqipëri, vetëm 58% e përdoruesve të internetit të moshës 16-74 vjeç lexojnë faqet e lajmeve në internet, gazetat ose revistat e lajmeve, nga 72% që është mesatarja për Bashkimin Europian. Rekordin në rajon e mban mali i Zi me 80%, Serbia 77%, Maqedonia e Veriut 72%., Bosnja 73% Për Kosovën, të dhënat janë për vitin 2019, me 79% të përdoruesve të internetit që lexonin lajme online. bPër Shqipërinë, e dhëna më e hershme e raportuar është për vitin 2019, me 57% të përdoruesve. Në dy vjet ka një rritje me vetëm 1 pikë përqindje.

Në Europë kryeson Finlanda me 93%

Sipas Eurostat, në vitin 2021, rreth nëntë nga dhjetë (89%) njerëz në BE, të moshës ndërmjet 16 dhe 74 vjeç, përdorën internetin (të paktën një herë brenda tre muajve para datës së anketimit) dhe aktivitete kulturore, duke përfshirë ndër të tjera leximin në internet. lajmet, ishin një nga përdorimet më të njohura. Të dhënat për vitin 2021 tregojnë se 72% e përdoruesve të internetit në BE të moshës 16-74 vjeç lexojnë faqet e lajmeve në internet, gazetat ose revistat e lajmeve, një rritje prej 2 pikë përqindjeje (pp) krahasuar me vitin 2016. Ndër vendet anëtare të BE-së, përqindjet më të larta të përdoruesve të internetit që lexojnë lajme në internet u regjistruan në Finlandë (93%), Lituani dhe Çeki (të dyja 92%) dhe Kroaci dhe Greqi (të dyja 90%). Përdorimi më i ulët u raportua në Rumani (59%), Gjermani (62%), Francë (63%), Itali (64%) dhe Belgjikë (67%). Për shkak të mediave online, numri i gazetarëve në vend arriti rekord në 2019-n. Numri i gazetarëve ka shënuar nivelin rekord në vitin 2019, duke iu afruar shifrës 2 mijë (viti i fundit kur janë të dhënat e disponueshme).

Sipas të dhënave të INSTAT, në aktivitetin “Publikime dhe prodhime programesh” kishte gjithsej 1,965 të punësuar në vitin 2019, ose 0.37% e totalit të punësimit në privat, duke qenë pak mbi mesataren e Bashkimit Europian. Numri i të punësuarve në aktivitetin e “Publikime dhe Prodhime programesh” është dyfishuar në krahasim me 2010-n, sipas INSTAT, ndërsa u rrit me 8% në raport me 2018-n. Në vitin 2019, në aktivitetin e “Publikime dhe prodhime programesh” kishte 426 ndërmarrje nga vetëm 57 të tilla në 2011-n.

Artikulli paraprakMETA SULMOI SPAK, REAGON KIM: ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN, KËRCËNIMET PËR …
Artikulli tjetërDEKLARATA E YURI KIM, REAGON PARTIA E LIRISË: MBËSHTESIM THIRRJEN E AMBASADËS SË SHBA, DËNOJMË SULMET E RAMËS NDAJ SPAK