Institucioni i statistikave në Bashkimin Evropian ka publikuar të dhënat për azilkërkuesit në vendet e BE-së për 3-mujorin e dytë të vitit 2015. Nga të dhënat e EUROSTAT rezulton se, gjatë kësaj periudhe 17 700 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE. Shqiptarët përbëjnë 8% të kërkesave për azil dhe janë të tretët pas qytetarëve nga Siria dhe Afganistani.
Thuajse 90% (15 400) e shqiptarëve që kanë apliar për azil, e kanë bërë kërkesën në Gjermani. BE Gjatë periudhës prill-maj-qershor në BE kanë kërkuar azil 213 200 njerëz, rreth 15% më shumë krahasuar me 3-mujorin e parë të këtij viti. Ndërsa krahasuar me të njëjtët periudhë të vitit 2014 ka një rritje prej 85%.1 në 3 kërkesa për azil që janë bërë në BE, është dorëzuar në Gjermani, vendi i cili ka pritur 80 900 kërkesa në total. Në vend të dytë është Hungaria me 32 700 kërkesa, më pas vjen Austria me 17 400 aplikime, Italia me 14 900, Franca 14 700 dhe më pas Suedia 14 300. Gjatë këtij 3-mujori janë rritur me 159% kërkesat në Holandë, Lituani me 123%, Austri me 79%, Finlandë me 67% dhe Danimarkë me 66%.