Rast i paprecedentë!
Flamuri i Kosovës është renditur krah atij të ISIS-it dhe të disa vendeve të tjera që nuk i njohin shumica e shteteve në botë, si i ndaluar për t’u valëvitur në garën më të madhe evropiane të muzikës, Eurovision. Kjo është bërë me dije në një rregullore të këtij manifestimi, të organizuar nga Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU). Pasi është bërë me dije se cilët flamuj do të lejohen që të valëviten në publikun e sallës në Stokholm të Suedisë, ku sivjet do të mbahet festivali, rregullorja shkruan se brenda do të lejohen flamujt e 42 shteteve pjesëmarrëse dhe flamujt e vende të tjera që janë anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
/ Star Plus TV /