Pas 15 orësh bisedimesh në Samitin urgjent të vendeve të Eurozonës duket se më në fund palët kanë arritur një marrëveshje. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportojnë se në tavolinë është vendosur një draft-marrëveshje, detajet e të cilës janë ende të panjohura, kryeministri belg, Sharl Mishel, ka postuar në tëitter se më në fund ka një marrëveshje! Në një fundjavë që rrezikoi të ndajë Europën më dysh për shkak të qendrimeve të rrepta dhe më liberale ndaj Greqisë,
Kryeministri grek duket se u vendos me shpatulla pas murit dhe ka pranuar ultimatumin e Angela Merkel, François Hollande dhe Donald Tusk, me të cilët është takuar edhe veçmas gjatë dy pushimeve nga punimet e Samitit. KRIZA GREKE, TSIPRAS PRANON MASAT E RREPTA FISKALE Tsipras duket se ka pranuar disa nga masat më të rrepta fiskale, që iu propozuan në një dokument katërfaqësh hartuar nga Ministrat e Financave të Eurozonës. Megjithatë, ndërsa në Bruksel zbardhte mëngjesi i të hënës, Kryeministri grek po i rezistonte ende dy pikave: përfshirjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar në programin e ri trevjeçar të shpëtimit, si dhe kërkesës së kontestuar të Gjermanisë për t’i dhënë nën administrim një kompanie të huaj asete shtetërore me vlerë 50 miliardë euro, asete këto që do të shërbenin si kolateral për huatë e reja që do të marrë vendi teksa do të kryejë privatizimet e nevojshme. Edhe pse ky ultimatum konsiderohet gjerësisht si një dorëzim i sovranitetit të vendit dhe shumë liderë shtetërore nuk kanë më besim te qeveria Tsipras, pa të Greqia do ta kishte të pamundur të mbijetonte dhe kolapsi financiar do të ishte i pashmangshëm.