Ministrat e Financave të Eurozonës kanë miratuar këstin e parë prej 86 miliardë eurosh për Greqinë, pasi kanë marrë mbështetje nga parlamentet e vendeve anëtare. Greqia do të marrë 23 miliardë euro, që do t’i lejojnë asaj të bëjë pagesën e kredisë Bankës Qendrore Evropiane me vlerë prej 3.4 miliardë dollarësh.

Komisioneri i BE-së, Valdis Dombrovskis deklaroi se miratimi i këtij kësti të parë, është i rëndësishëm për Greqinë.Marrëveshja e shpëtimit të Greqisë e Bashkimit Evropian, shkon përtej menaxhimit ekonomik dhe përfshinë rishikim të gjerë të sistemit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale të Greqisë. Po ashtu përfshinë reforma në praktikat në biznes si dhe në administratën publike. Një ditë më parë Parlamenti gjerman votoi paketën e re të ndihmës për shtetin helen. Ministri i Financave Volfgang Shojble u shpreh skeptik se kjo paketë e tretë do të ndihmojë Greqinë të dalë nga kriza, por kërkoi votën pro të deputetëve për tu dhënë grekëve një shanc të ri.

Artikulli paraprakKLANDESTINËT, LONDRA E PARISI PLAN TË PËRBASHKËT MASASH
Artikulli tjetërFUTBOLLISTI SHKODRAN ARMANDO VAJUSHI TE LIVORNO