Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht
: 20 parcela me 2701 rrënjë bimë narkotike. Konkretisht në : -Në fshatin Vilë, në Temal, Shkodër. -Në fshatin Serme, në Temal, Shkodër. -Në fshatin Qerret, në Temal, Shkodër. -Fshati Bratosh, në Kastrat, Malësi e Madhe, -Në fshatin Lum-Zi, në Pukë. -Në vëndin e quajtur « Bjeshkët e fshatit Mertur », në Fushë/Arrëz. Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.