“Evropa ime, ëndrra ime” është titulluar aktiviteti i mbajtur nga Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në shkollën 9-vjeçare “Lush Kola” të fshatit Barbullush në njësinë administrative Bushat.

Ky organizim erdhi në kuadër të Ditës Botërore të Fëmijëve, ndërsa synimi ishte përfshirja dhe angazhimi i nxënësve nga zonat rurale. Nxënësit e klasave të 3-a, të 4-ta dhe të 5-ta kishin përgatitur edhe një ekspozitë pikture. Organizime të tilla u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Shipërisë me nismën e Rrjetit të Informimit të Bashkimit Evropian. Qëllimi i tyre ishte sensibilizimi qytetar që fëmijët të mos diskriminohen, por të respektohen të drejtat e tyre dhe të trajtohen me barazi.

Artikulli paraprakBYROJA PËRJASHTON PËR 5 DITË NGA KUVENDI EDI PALOKËN
Artikulli tjetërUSHTRIA SHQIPTARE, 5 MIJË AUTOMATIKË DHE MJETE TË BLINDURA NË 2017