Evropa nën frikën e kërcënimeve, masa ekstra për festat e fundvitit
Sulmi i së hënës në një treg krishtlindjesh në Gjermani ka bërë që një sërë vendesh të Bashkimit Evropian të marrin masa shtesë. Nga sulmi i një kamioni, të paktën 12 persona gjetën vdekjen dhe mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur. Francë Pas sulmit, ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux shpalli “siguri të përforcuar” në tregjet e krishtlindjeve. Ai u bëri thirrje forcave të policisë për të qenë në vigjilencë maksimale. Ministri u bëri thirrje francezëve që të “kënaqen”, por edhe të jenë të kujdesshëm gjatë festimeve për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. “Ne do të ruajmë sigurinë e territorit tonë dhe të qytetarëve”, tha Le Roux, i cili vizitoi tregun e mirë-njohur në tregun e Krishtlindjeve në Francën lindore. Presidenti francez, Fransua Hollande tha se niveli i kërcënimit është i lartë, por shtoi se edhe mobilizimi dhe vigjilenca mbetet e lartë. “Është e rëndësishme që të jemi të bashkuar kundër fytyrës së terrorizmit”, nënvizoi ai. Ndërkohë, udhëheqësit çekë thonë se vendi i tyre është duke rritur masat e sigurisë pas sulmit me kamion në Gjermaninë fqinje. Kryeministri Bohuslav Sobotka thotë se prania e policisë do të jetë “masive” gjatë festave të Krishtlindjeve, në prag të Vitit të Ri dhe ditën e Vitit të Ri në vende ku njerëzit mblidhen. Britani Policia metropolitikane e Londrës thotë se është duke shqyrtuar planet e sigurisë publike pas ngjarjes në Gjermani. Ata thanë se janë duke i konsideruar me seriozitet “një sërë kërcënimesh, duke përfshirë përdorimin e automjeteve të mëdha”. Megjithatë, në deklaratë thuhet se është rutinë për të rishikuar planet e sigurisë pas sulmeve të tilla. Çeki Ministri i Brendshëm, Milan Chovanec tha se qindra oficerë policie do të vendosen në kryeqytet dhe në të gjithë vendin. Ai thotë se policia është e gatshme për të ripërtërirë kontrollet në kufi me Gjermaninë, nëse autoritetet gjermane e kërkojnë këtë. Itali Edhe shteti italian ka marrë masa të shumta. Ministria e Brendshme atje mori sot vendimin për riformimin e rregullave të sigurisë në pikat strategjike të vendit në kuadër të aktiviteteve të parashikuara për festat e fundvitit. Ministri Marco Miniti drejtoi të martën një takim me krerët e policisë dhe forcave të inteligjencës për të shqyrtuar sigurinë. Në deklaratë nuk specifikohet se ku do të jenë më të përqendruara masat. Danimarkë, Finlandë dhe Norvegji Policia daneze dhe norvegjeze kanë rritur trupat policore në tregjet kryesore të Krishtlindjeve si në Kopenhagën dhe në Oslo, pasi sulmit vdekjeprurës në Berlin. Masa janë marrë edhe në Finlandë. Kryeministri i vendit, Juha Sipala tha se sulmi i së hënës “ishte një lajm tronditës dhe dhunë e pakuptimtë”. Poloni Kryeministri i Polonisë, Beata Szydlo u tha gazetarëve se sulmi në Gjermani ishte një kujtesë që “Evropa duhet të bëhet e bashkuar në luftën kundër terrorizmit dhe në Evropë duhet të merren masa efektive për të mbrojtur qytetarët e saj”. Ai tha se kishte marrë vesh me dhimbje që mes viktimave ishte edhe një qytetar polak.