Ish-burgu famkeq i Spaçit në Mirditë është kthyer në epiqendren e të rinjeve nga vende të ndryshme të evropes në këto ditë vere.Për të pestin vit radhes në vendin simbol të diktarures së eger komuniste në shqipëri, u organizua kampi veror.Të rinjtë evropian u u njohen me historikun e të kalueres komuniste si dhe dhe ndanë eksperiencat e vendeve të tyre.Aktivitete të tilla shihen mjaft të rëndësishme, që historia tju përcillet brezave brenda dhe jashtë vendit dhe mos të harrohet.
Aqipeshkvi i dioqezes Shkoder-Pult Imzot Angelo Masafra tha se është domesdoshmeri që ish-burgu i Spaçit të rikthehet në një muze kujtese, ndërsa në të njejten linjë ishte dhe kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi.
Ky është viti i 5 radhazi që në ish-burgum famkeq të Spaçit në Mirditë organizohet kampi veror me pjesmarrjen e të rinjeve nga e gjitha evropa, ndërsa të pranishem ishin dhe ish-të burgosur politik të cilët kanë vuajtur në këtë vend.