AUSTRALIANI I RED BULLIT PARAKALON ALONSON NË 3 XHIROT E FUNDIT .

Australiani i Red Bullit, Daniel Ricciardo, ka bërë mrekullinë në 3 xhirot e fundit të Çmimit të Madh të Hungarisë (Hungaroring), duke parakaluar ferraristin Fernando Alonso, e duke e ruajtur vendin e parë deri në fund të garës, pavarësisht se kishte kryer 1 ndalesë më shumë në bokse, se sa dy ndjekësit e tij.  Spanjolli i Ferrarit, Alonso, pati shpresa deri në fund për të fituar këtë garë, edhe pse në fillim të saj askush nuk do ta besonte diçka të tillë, dhe këtë e tregoi më së miri me rezistecën e fortë të treguar ndaj Ricciardos, sa kohë e kishte pas, por edhe ndaj dy Mercedesëve të Hamilton dhe Rosberg, por strategjia e gomave rezultoi perfekte për Ricciardon.  Një sukses i jashtëzakonshëm për Ferrarin, e veçanërisht për pilotin spanjoll, ky vend i dytë dhe kjo ngjitje në podium në Hungari, fakt që u vërtetua edhe nga falënderimet e bëra në komunikimet radiofonike mes drejtuesve të Ferrarit dhe spanjollit: pa të, ndoshta Ferrari nuk do ishte këtu ku u ngjit sot. Britaniku Hamilton, edhe pse u nis nga vendi i fundit, zhvillon sërish një garë spektakolare, falë edhe avantazhit të jashtëzakonshëm që ka Mercedesi kundrejt makinave të tjera këtë sezon, duke e përfunduar garën në vendin e 3, në vendin e fundit të podiumit, e duke lënë pas shpine shokun e tij të skuadrës, Rosberg, për të cilin pati edhe një urdhër gjatë xhirove të fundit për t’i hapur krahun, urdhër ndaj të cilit britaniku nuk u bind. Renditja e 10-shes së parë në Hungaroring është: Ricciardo, Alonso, Hamilton, Rosberg, Massa, Raikkonen, Vettel, Bottas, Vergne, Button.

Artikulli paraprakBANORËT E BUSHATIT, KËRKOJNË NJËSI MË VEHTE
Artikulli tjetërKOSTA KONKORDIA DREJT ITALISË