LEWIS HAMILTON REALIZON PLOT 17 PARAKALIME GJATË GARËS .
Në Hockenheim, Nico Rosberg u dhuron tifozëve vendas atë që pritej më shumë prej tyre: fitimin e garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë me Mercedes-in e tij, që nuk njeh rivalë këtë sezon të Formula 1. E nisi nga “pole-position” dhe pa u rrëzikuar aspak e përfundoi në qetësi në vendin e parë garën e vendlindjes së tij. Një paraqitje e mirë edhe nga Ëilliams, që, edhe pse u nis me të dy makinat nga vendet 2-3, e përfundoi vetëm me Bottas në të dytin, kjo pasi Massa u përplas që në kthesën e parë të startit të garës. Një rikuperim fantastik, duke dhuruar edhe shoë, ishte edhe ai i pilotit që kreu plot 17 parakalime gjatë kësaj gare, britaniku me Mercedes-in tjetër, Leëis Hamilton, i cili gjithsesi nuk mund të shkonte më shumë se sa vendi i 3, duke plotësuar kështu podiumin e këtij Çmimi të Madh. Menjëherë pas 3 më të shpejtëve, renditen dy makinat Red Bull të ndara nga një Ferrari. Në vendin e katërt është gjermani tjetër Vettel, 4 herë kampion në fuqi, e pas tij Fernando Alonso, i cili pati një duel deri në metrat e fundit me Daniel Ricciardo-n. Sa i përket incidentit të fillimit të garës, Felipe Massa pati një prekje me Kevin Magnussen, duke shkaktuar shumë frikë pas përmbysjes së njëvëndëshes së tij, por piloti i Williams doli i palënduar.